
Stadiumi i Tërnocit
KF Tërnoci dhe Mlladosti do të përballen këtë të diel në kuadër të kategorisë së 5-të serbe. Një sfidë që pritet me shumë interes, për shkak të incidentit në përballjen e fundit mes këtyre ekipeve, e cila çoi në dhunën e futbollistit shqiptar, Veton Zeqiri.
Ndërkohë që për këtë ndeshje, stadiumi i Tërnocit do të jetë nën vëzhgim ekstrem, vendim ky i marrë nga Federata Serbe e Futbollit. Sipas “FOLonline”, në ambientet e stadiumit do të jetë xhandërmaria, në “gatishmëri” të plotë për ndërhyrje në rast të çdo situate të papritur.

KF Tërnoci
Ndërkohë që 4 orë para ndeshjes, do të “spastrohet” hapësira rreth stadiumit, duke mos lejuar asnjë person të paautorizuar. Kujtojmë se ndeshja midis KF Tërnocit dhe Mlladostit të Bosilegradit është parashikuar të zhvillohet të dielën, duke nisur prej orës 15:30.
Poll