
Sandro Wagner & Julian Nagelsmann
Në prag të përballjes gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, Gjermania ka marrë një lajm ditën e sotme. Një prej stafit teknik të trajnerit Julian Nagelsmann ka vendosur të largohet.
Bëhet fjalë për ndihmëstrajnerin Sandro Wagner që do t’i japë lamtumirën Gjermanisë pas sfidës me Portugalinë më 4 qershor. Lajmin e ka bërë të ditur trajneri Julian Nagelsmann ditën e sotme.
Wagner iu bashkua stafit të trajnerëve në shtator të vitit 2023. Më parë ai ka punuar si ndihmëstrajner i ekipit të Gjermanisë U-20. Siç raportojnë mediat gjermane, 37-vjeçari është gati të marrë licensën më të lartë të trajnerit në Gjermani.