
Didier Deschamps
“Sigurisht që po bëj tifo për Ousmane-n!”. Kështu u shpreh Didier Deschamps, trajneri i kombëtares franceze, në lidhje me shanset marramendëse që Ousmane Dembele të fitojë “Topin e Artë” pas triumfit të tij në Champions me PGS ndaj Interit.
“Liga e Kombeve mund të ofrojë disa elementë përgjigjeje, madje edhe Kupa e Botës për Klube. Nuk do të flas për Yamalin, do ta vendoste atë në kundërshtim me Ousin.
Nëse duhet të zgjedh, them Ous (Dembele) 100%. Ekziston ky Final Four që mund të llogaritet ose jo... Me sezonin e tij, Ousmane e meriton!”, tha Deschamps.
Poll