
Cristiano Ronaldo
Portugalia ka fituar me përmbysje përballë Gjermanisë, në ndeshjen e vlefshme për gjymsëfinalen e Nations League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Allianz Arena”, përfundoi 1-2 për portugezët.
Në fakt ishin “panzerat” gjermanë të cilët shënuan të parët me Florian Wirtz. Por, Portugalia përmbysi gjithçka me Francisco Conceicao dhe 40-vjeçarin Cristiano Ronaldo, i cili nuk e ka në plan të ndalet.
Kështu, portugezët shkojnë në finalen e madhe të UEFA Nations League. Portugalia pret ekipin me të cilin do të përballet në finale, kundërshtar që do të jetë një mes Francës ose Spanjës.
Golat e ndeshjes:
Goli i Wirtz
Goli i Conceicao
Goli i Ronaldos
Poll