
Spanja ka fituar përballë Francës në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Sfida që u zhvillua në Shtutgart, përfundoi me fitoren 5-4 në favor të spanjollëve.
Për “Furinë e Kuqe”, shënoi dygolësh Lamine Yamal. Ndërsa rrugën e rrjetës e gjetën edhe Nico Williams, Mikel Merino dhe Pedri. Ndërkohë që golat për Francën u shënuan nga Kylian Mbappe, Ryan Cherki, autogoli i Vivian dhe rrjeta e tundur nga Kolo Muani.
Një spektakël mes 9 golave që u mbyll me triumfin e Spanjës. Kështu, këta të fundit shkojnë në finalen e madhe të UEFA Nations League, aty ku do të përballen me Portugalinë, të dielën e 8 qershorit.
Golat e ndeshjes:
Goli i Nico Williams
Goli i Mikel Merino
Goli i Lamine Yamal
Goli i Pedri
Goli i Kylian Mbappe
Goli i Lamine Yamal
Goli i Ryan Cherki
Autogoli i Vivian
Goli i Kolo Muani