
UEFA Nations League
Sonte do të luhen takimet përmbyllëse të këtij edicioni të UEFA Nations League. Pikërisht sot, do të përcaktohet fituesi i këtij kompeticioni, por edhe vendi i 3-të dhe ai i 4-t.
Në orën 15:00, Gjermania dhe Franca do të përballen me njëra tjetërn, pikërisht për vendin e 3-të. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “MHPArena”, i cili ndodhet në Shtutgart.
Në krahun tjetër, finalja e madhe mes Portugalisë dhe Spanjës do të startojë në orën 21:00. Do të jetë stadiumi i Bayern Munich, “Allianz Arena”, ai i cili do të mirëpresë këtë supersfidë.
Poll