
Formacionet e Portugalisë dhe Spanjës, të cilat do të garojnë në Ligën e Kombeve 2025, janë bërë zyrtare. Trajneri Roberto Martinez ka vendosur për dy ndryshime krahasuar me gjysmëfinalen.
Një figurë kyçe rikthehet në mesfushë, Vitinha, i cili zëvendëson Ruben Neves. Në krah, hapësirë për Francisco Conceiçao, autor i njërit prej golave në gjysmëfinale, në vend të Trincao.
PORTUGALI (4-2-3-1): Diogo Costa; Neves, Ruben Dias, Inacio, Nuno Mendes; Vitinha, Bernardo Silva; Pedro Neto, Bruno Fernandes, Francisco Conceiçao; Cristiano Ronaldo
Trajneri: Roberto Martinez
Luis de la Fuente bëri një ndryshim nga skuadra që mundi Francën në gjysmëfinale, me Oscar Mingueza që zëvendësoi Pedro Porro-n. Spanja synon të fitojë titullin e saj të dytë të Ligës së Kombeve, pasi ka triumfuar edhe edicionin e vitit 2023.
SPANJË (4-3-3): Simon; Mingueza, Le Normand, Huijsen, Cucurella; Zubimendi, Fabian, Pedri; Yamal, Ëilliams, Oyarzabal
Trajneri: Luid de la Fuente.