
Gianluigi Donnarumma
Italia përballet me Francën në një klasike të futbollit europian. Francës i duhet fitorja për të shmangur atë paraqitje të dobët kundër Izraelit, ndërsa Italia është në pozita komode.
Gianluigi Donnarumma ka folur në prag të sfidës me Francën në gadishullin apenin. Kapiteni i “Azzurrëve” shprehet besimplotë se blutë do ia dalin përsëri me “Gjelat”.
“Është një takim i vështirë. Franca nuk mund të nënvlerësohet. Ne jemi në super formë dhe po kalojmë formë të mirë. Kemi shanse të fitojmë këtë sfidë si vendas.
Mjafton të jemi të bashkuar. Për të mundur ekipe si Franca, nevojiten përpjekje maksimale e mbi të gjitha një grup solid.”, u shpreh gardiani i kombëtares italiane, Donnarumma.
Poll