
Julian Nagelsmann
Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann ka folur pas ndeshjes që ekipi i tij fitoi 7-0 kundër Bosnjës e Hercegovinës. Edhe pse skuadra e tij shënoi plot 7 herë në portën kundërshtare, tekniku gjerman thotë se duhet të realizonin më shumë.
“Ishte një ndeshje shumë e bukur për t’u parë. E kontrolluam ndeshjen shumë mirë, ishim me topin shumë mirë dhe kishim kundërsulme shumë të mira. Në fund, merituam tre pikët, kemi bërë edhe agresionin që duhej deri në fund.
Duhej të kishim shënuar më shumë gola, por edhe 7 gola ndaj Bosnjes janë mirë, më bëjnë të kënaqur. Nuk është e lehtë të mbash lart frymën e ekipit për t’i motivuar kur rezultati është 5-0”, është shprehur trajneri i Gjermanisë.
Poll