
Liverpool
Të enjten se Bayer Leverkusen kishte rënë dakord me Jarell Quansah të Liverpoolit, ndërsa tani duket se “Aspirinat” kanë gati hapin tjetër për të siguruar qendërmbrojtësin.
Tashmë thuhet nga mediat gjermane se Leverkusen ka arritur një marrëveshje me Liverpoolin për një shumë prej 30 milionë eurosh plus bonuse. Qendërmbrojtësi 22-vjeçar pritet të zëvendësojë Jonathan Tah, i cili së fundmi iu bashkua Bayern Munich gjatë kësaj vere.
Quansah ka bërë në edicionin e fundit 25 paraqitje për Liverpoolin dhe është paraqitur 11 herë për skuadrën U-21 të Anglisë.
Poll