
Muçi, Rashica & Bajrami, Cerny
Besiktasi pritet të përforcojë repartin ofensiv në merkaton e verës me një përforcim nga kampionati gjerman. Bëhet fjalë për Vaclav Cerny i cili mund të jetë lojtari më i ri i skuadrës turke.
Siç raporton “Transfermarkt”, sulmuesi 27-vjeçar ka gjasa të jetë shoku më i ri i ekipit me Ernest Muçin dhe Milot Rashicën. Aktualisht, Vaclav Cerny po luan në skuadrën e Rangers së bashku me Nedim Bajramin.
Edhe pse ka arritur të realizojë 11 gola në kampionatin skocez, sulmuesi çek pritet të rikthehet te Ëolfsburg. Megjithatë, në Gjermani nuk do qëndrojë gjatë pasi pritet t’i bashkohet Besiktasit.