
Dy ndeshje të tjera janë zhvilluar në kuadër të Copa Amerika. Meksika është surprizuar nga Venezuela, me këto të fundit që triumfuan 1-0.
Golin vendimtar të kësaj sfide e shënoi Rondon në minutën e 57-të, teksa u tregua i saktë nga pika e penalltisë. Kjo fitore vulos kështu edhe kualifikimin e Venezuelës.
Ndërkohë Ekuadroi nuk llogarit Xhamajkën. Ekipi i drejtuar nga Sanchez Bas triumfoi 3-1 ndja xhamajkanëve. Sfida u zhbllokua në minutën e 13-të me autogolin e Palmer, teksa Ekuadori dyfishoi në minutën e katërt të shtesës së pjesës së parë me anë të Paez.
Michail Antoni rihapi sfidën në pjesën e dytë, me sulmuesin e Ëest Ham që shënoi në minutën e 54-të, por ishte vetëm iluzion, kjo pasi ekuadorianët realizuan golin e tretë në minutën e 91-të me Mind.
Vlen të theksohet se Venezuela kryeson në grupin B me 6 pikë, ndërsa Meksika e ndjek me 3 pikë, ndërsa në vendin e katërt qëndron Xhamjaka pa asnjë pikë që tani është eliminuar.