
Kylian Mbappe u shfaq në konferencën për shtyp të mëngjesit të sotëm, në prag të ndeshjes eliminatore për vendin e tretë në Ligën e Kombeve kundër Gjermanisë. Gjatë konferencës për shtyp, ai u pyet për “Topin e Artë” dhe fitoren e Paris Saint-Germain në Champions (5-0 kundër Interit të shtunën e kaluar).
Në këtë drejtim, lojtari i Real Madridit tregoi me humor mbrëmjen e tij të 31 majit: "Isha në Marok, e pashë ndeshjen në hotel. Isha unë, kushëriri im, televizori ishte i madh. Më seriozisht, ata e meritonin.
PSG ka pasur kaq shumë vite në të cilat ata luftuan, unë i kam njohur fazat e ndryshme. Ata ishin skuadra më e mirë në Evropë: 5-0 në finale, nuk mbaj mend të kem parë diçka të tillë në nivelin më të lartë.
Tani ata do të bëhen skuadra që të gjithë duan ta mposhtin”. Kur u pyet për PSG-në dhe largimin e tij verën e kaluar, sulmuesi u përgjigj menjëherë: "Nuk u largova shumë shpejt. Historia ime me PSG-në kishte mbaruar. Nuk ka hidhërim, as keqardhje. Është fati. Provova gjithçka, padyshim që duhej të ndodhte pa mua”.