
Lionel Messi vazhdon të mahnisë botën e futbollit. Në ndeshjen e fundit të luajtur sot në orët e para të mëngjesit, ylli argjentinas shënoi dy gola në fitoren e Inter Miamit përballë Neë York Red Bulls 5-1.
Në 7 ndeshjet e fundit, Messi ka arritur të shënojë plot 12 gola, diçka e madhërishme që ka bërë bujë në SHBA. Në përfundimin e takimit të fundit të Inter Miamit, ka folur trajneri Javier Mascherano për Lionel Messin.
“Në fund të fundit, mendoj se çdo tifoz sporti, jo vetëm tifozët e futbollit, i admirojnë këto lloj sportistësh. Qoftë Messi, Michael Jordan në kohën e tij apo Rafa Nadal.
Këta janë njerëz që kanë tejkaluar kufijtë e sportit, realiteti është se ne jemi shumë të privilegjuar që kemi mundësinë t’i përjetojmë të gjitha këto nga afër”, shprehet Mascherano.