
Barcelona u përpoq shumë për të siguruar nënshkrimin e lojtarit të larguar nga Manchester United, Marcus Rashford, në formë huazimi gjatë afatit kalimtar të janarit.
Megjithatë, transferimi nuk mundi të realizohej për shkak të mungesës së diferencës së “Fair Play” dhe sulmuesi përfundimisht nënshkroi për Aston Villan për një periudhë të përkohshme deri në fund të sezonit.
Me qëndrimin e tij në “Villa Park” që po i afrohet fundit, një transferim te Barça gjatë verës mbetet një përparësi për Rashford. Si i tillë, “Mundo Deportivo” raporton se Rashford ka ndërmarrë një hap strategjik ditët e fundit për të rritur shanset e tij për t'u bashkuar me Barcelonën sezonin e ardhshëm.
Me katalanasit në kërkim të një sulmuesi të ri të krahut të majtë, lojtari 27-vjeçar i Manchester United mezi pret të kalojë në Katalonjë.
Në këtë kontekst, Rashford ka vendosur t’ia besojë përfaqësimin e tij një agjenti me përvojë të gjerë dhe lidhje të mira, Pini Zahavi. Superagjenti izraelit, me seli në Londër, ka lidhje të forta me Barcelonën.
Rashford është në dijeni të marrëdhënies së ngushtë të Zahavit me presidentin e Barçës, Joan Laporta, dhe beson se kjo lidhje mund ta lehtësojë një transferim te klubi i La Ligës.