
Marco Reus beson se Thomas Muller do të ishte një shtesë e shkëlqyer për MLS-në, ndërsa spekulimet rreth të ardhmes së veteranit të Bayernit vazhdojnë. Është konfirmuar se Thomas Müller do të largohet nga Bayern Munich pas 25 vitesh pas Kupës së Botës për Klube, por destinacioni i tij i radhës mbetet i paqartë.
35-vjeçari është lidhur vazhdimisht me një transferim në Major League Soçer, ku tashmë luajnë 20 lojtarë gjermanë. Njëri prej tyre është ish-ylli i Borussia Dortmund, Marco Reus, tani me LA Galaxy, i cili është entuziast për idenë e bashkimit të Muller me ligën. “Do të doja shumë ta shihja në ligë. Ndoshta do të ndodhë, ndoshta jo.
Po, patëm pak kontakt. Por jo fare për të ardhur këtu, thjesht e përgëzova për karrierën e tij të jashtëzakonshme në Mynih. Është e pabesueshme çfarë ka arritur ky djalosh me natyrën e tij të qetë. Ai gjithmonë ka mbetur i njëjti. Thomas është një djalë i shkëlqyer me karakter të mirë.
Gjithmonë i qeshur. Do ta shohim. Shpresojmë që të ketë shumë oferta. Ai tha... se dëshiron të vazhdojë të luajë futboll. Në fund të fundit, është vendimi i tij”, tha Reus pas barazimit 2-2 të La Galaxy me Los Angeles të dielën, sipas “DPA”.