
Koreografi për Taulant Xhaka nga tifozët e Basel-it
Taulant Xhaka i ka dhënë fund futbollit të luajtur. Në takimin e fundit me Basel-in, klubi organizoi një ceremoni lamtumire, ku ishte prezentë edhe vëlla i tij, Granit Xhaka.
Tifozët e nderuan me një koreografi të veçantë, duke vlerësuar besnikërinë e tij shumëvjeçare ndaj klubit. Mesfushori u përlot, ashtu si shumica e tifozëve dhe vëllai i tij, Graniti.
Taulanti u aktivizua për më shumë se një dekadë me Basel, përveç dy sezoneve të huazimit te Grasshopper. Ai regjistroi mbi 400 paraqitje dhe e mbylli karrierën me një titull kampion. Për Shqipërinë zhvilloi 31 ndeshje dhe shënoi një gol, përpara se të tërhiqej nga Kombëtarja në vitin 2021.
