
Lionel Messi mbrëmjen e djeshme ia doli të shënonte dopietë ndaj Venezuelës në fitoren 3-0 që Argjentina mori në shtëpi. Një sfidë mjaft emocionuese dhe që do të mbahet mend gjatë për kapitenin, pasi Messi me shumë gjasa ka luajtur ndeshjen e fundit zyrtare në shtëpi, pasi po mendon të pensionohet nga “Albiçelestët”.
Pas kësaj sfide ka folur argjentinasi. Messi vazhdon të mbajë në “ankth” tifozët mbi pjesëmarrjen e tij në Kupën e Botës 2026. Në lidhje me këtë ka folur vetë sulmuesi, i cili ka theksuar se ende nuk e ka vendosur dhe do të bëjë ashtu si do ta ndjejë dhe do të vendosë në momentin e duhur.
“Jam i emocionuar dhe i motivuar për të luajtur. Siç them gjithmonë, eci drejt qëllimit tim ditë pas dite, i udhëhequr nga ndjenjat e mia. Mundohem të ndihem mirë dhe, mbi të gjitha, të jem i sinqertë me veten time.
Kur ndihem mirë, e shijoj. Kur nuk ndihem mirë, nuk marr asnjë kënaqësi, kështu që preferoj të mos vij nëse nuk ndihem mire.
Kupa e Botës 2026? Do ta shohim. Nuk kam marrë ende një vendim në lidhje me Kupën e Botës”, ka theksuar argjentinasi.
???????? ????????????????????, same passion ???? pic.twitter.com/Kuoo4ORQWj
— Selección Argentina in English (@AFASeleccionEN) September 5, 2025