
Illia Zabarnyin
Illia Zabarnyin është futbollisti më i ri i PSG-së. 22-vjeçari është prezantuar nga francezët, me të cilët nis një aventurë të re në karrierën e tij futbollistike.
Palët kanë firmosur mes tyre një kontratë 5-vjeçare, me futbollistin që do të mbajë veshur fanellën e kampionëve të Ligeu 1 deri në vitin 2030. Ukrainasi kalon te PSG-ja nga skuadra e Burnemounth.
Ky transferim u ka kushtuar arkave të PSG-së plot 66 milionë euro. Mbrojtësi kështu përforcon repartin e prapavijës dhe shton alternativat për Luis Enriquen në sezonin e ri.
View this post on Instagram
Poll