Paris Saint Germain është ndalur në barazimin 2-2 përballë Lorient, duke u mjaftuar vetëm me një pikë në duelin e vlefshëm për javën e 31-të në Ligue 1.
Mbaye shënoi për vendasit në minutën e 6-të, ndërsa miqtë u kundërpërgjigjën me Pagis në të 12-tën. Dy golat e radhës erdhën në fraksionin e pjesës së dytë përmes Zaire-Emery në të 62-të (PSG) dhe Tosin 78-të (Lorient).
Me këtë rezultat, skuadra e Luis Enriques mbetet në vendin e parë në kuotën e e 70 pikëve, duke i dhënë mundësinë Lens të shkurtojë distancën, ndërsa në anën tjetër Lorient shkon në kuotën e 42 pikëve dhe qëndron në vendin e 9-të në renditjen e klasifikimit.
Duket se vëmendja e parizienëve është e gjitha tek ndeshja e së mërkurës përballë Bayernit, e vlefshme për aktin e dytë në Champions League, në stadiumin “Allianz Arena” në orën 21:00.
Paris Saint Germain 2-2 Lorient (Mbaye 6', Zaire-Emery 62'/ Pagis 12', Tosin 78')
Goli i Tosin (PSG 2-2 Lorient)
