Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LIGUE 1

VIDEO/ PSG “makineri” e pandalshme në Francë, kryeqytetasit likuidojnë Lens dhe “korrin” titullin kampion

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ PSG “makineri” e pandalshme në Francë,
PSG

Paris Saint-Germain ka triumfuar në transfertë ndaj Lens, në ndeshjen e prapambetur, të vlefshme për javën e 29-të të Ligue 1. Kjo sfidë përfundoi me shifra 0-2 dhe PSG shpallet kampione e Francës.

Goli i Kvaratskhelia në minutën e 29-të dhe rrjeta e tundur nga Mbaye në të 93-tën, i japin kështu titullin kampion parisienëve.

Këta të fundit kanë 76 pikë, teksa jemi një javë para fundit të kampionatit. Me një shkëputje prej 9 pikësh nga Lens, “djemtë” e Luis Enrique “korrin” titullin kampion në elitën e futbollit francez.

24 fitore, 4 barazime dhe 5 humbje janë statistikat e PSG-së deri më sot në kampionat. Gjithashtu, Paris Saint-Germain ka shënuar 73 gola dhe ka pësuar 27 të tillë, duke treguar “fuqi” të madhe.

Vlen të theksohet se për PSG-në ky është titulli i 14-të në histori.

GOLAT:

Goli i Kvaratskhelia (Lens 0-1 PSG)

Goli i Mbaye (Lens 0-2 PSG)

Poll

Lexo gjithashtu