PSG
Kryendeshja e javës së 21-të në Ligue 1 mes PSG-së dhe Marseille tregoi qartë dhe pastër diferencat mes dy ekipeve. Kampionët e Parisit fituan 5 – 0, rezultat i cili nuk lë asgjë për diskutim.
Pjesa e parë u mbyll me shifrat 2 – 0, dopieta e sulmuesit Ousmane Dembele. As në fraksionin e dytë të ndeshjes, PSG-ja nuk e hoqi “këmbën nga gazi”.
Ata shënuan edhe 3 gola të tjerë me Medina (autogol), Kvaratskhelia dhe Lee Kang-In. Parisi i drejtuar nga trajneri Luis Enrique kryeson me 51 pikë në Ligue 1, 2 pikë më shumë se Lens i vendit të 2-të.
Poll
