
Marseille
Marseille ka triumfuar në transfertë përballë Strasbourg, në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të Ligue 1. Sfida e zhvilluar në “Stade de la Meinau”, përfundoi 1-2 në favor të miqve.
Goli i parë u shënua nga Strasbourg, të cilët gjetën avantazhin me Quattara. Ndërkohë që Marseille përmbysi gjithçka me Aubameyang dhe Murillo, me këtë të fundit që shënoi në të 91-tën.
Kështu, ekipi i De Zerbit vazhdon ecurinë pozitive duke marrë 3 pikë të vlefshme, pas fitores me PSG-në 4 ditë më parë.
Pas këtij triumfi, ekipi i Marseille merr vendin e parë në tabelën e renditjes me 12 pikë. Ndërkohë që po me 12 pikë, Strasbourg mbetet i 5-ti, për shkak të golavarazhit.
Poll