Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Largimi i Simone Inzaghit nga Interi, Lautaro Martinez elozhe italianit: Ndiheshim rehat, tregonte profesionalizëm

Shkruar nga NEWSPORT
Largimi i Simone Inzaghit nga Interi, Lautaro Martinez elozhe italianit:
Lautaro Martinez - Simone Inzaghi

Simone Inzaghi pak muaj më parë u largua nga Interi, duke u transferuar te skuadra e Al Hilal në Arabinë Saudite. Një largim, i cili surprizoi të gjithë, pasi italiani vendosi të “braktisë” Europën për milionat e Arabisë Saudite.

Në lidhje me largimin e tij ka folur Lautaro Martinez. Sulmuesi ka theksuar se Inzaghi ishte shumë profesional dhe se lojtarët janë ndjerë shumë rehat me të.

“Të gjithë janë të lirë të marrin vendimet e tyre. Trajneri kurrë nuk na tha se kishte marrë një ofertë ose se po largohej. Kështu që ne ishim shumë larg të gjitha thashethemeve dhe u përqendruam në objektivat tona. Ai gjithmonë tregonte profesionalizëm. Ne ndiheshim shumë rehat me të”, ka theksuar argjentinasi.

Poll

Lexo gjithashtu