
Messi - CR7
Lajmi i nisur nga një gazetar i portali saudit “Hat Trick” është sensacional. Duket se Liga Profesionale Saudite, një kampionat që tashmë ka në përbërje disa yje, përfshirë Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo, ka rihapur negociatat me Lionel Messin për ta bindur atë të largohet nga Shtetet e Bashkuara që në sezonin e ardhshëm.
Nuk është ende e qartë se për cilin klub do të luante, por sigurisht që do të rriste më tej interesin për një kampionat që tashmë ndiqet në Evropë. “Pleshti” dhe CR7 mund të përballen përsëri.
Poll