
Vedat Muriqi
Vedat Muriqi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Mallorca, po luan në transfertë përballë Sevilla. Ndeshja e vlefshme për javën e 9-të të LaLiga, është momentalisht 1-1.
Ishte pikërisht sulmuesi shqiptar nga Prizreni, ai i cili shënoi golin e barazimit për Mallorca. “Bomberi” i Kosovës, gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 67-të, falë një topi të marrë prej Virgili.
Kujtojmë se deri më tani, Muriqi ka shënuar 5 gola në elitën e futbollit spanjoll.
Poll