
Është mbylllur takimi i javës së 20-të në La Liga. Barcelona merr vetëm 1 pikë nga transferta në Madrid përballë Getafes.
Barça udhëtoj për në lagjen e kryeqytetit spanjoll me synim 3 pikëtt, mirëpo dhe njëherë ekipet e vogla bëhen pengesë për katalanasit. Kounde kaloi në avanatzh djemtë e Flick në minutën e 9-të, pa u mbushur ende 10 minuta lojë. U duk nga realizimi i francezit sikur do të kishim shumë gola nga blaugranat si në Superkupë, por nuk ndodhi.
Vendasit luftuan fortë dhe bën që ekipi gjigand të dal huq. Arambarri barazoi në minutën e 34-të dhe çoi skuadrat në pushimin e takimit ën ekuilibra. Blutë administruan po këtë rezultat për ta mbyllur ndeshjen në shifrat 1-1.
E habitshme se si Barcelona fiton në fianle në një “El Classico” pa probleme por ngec ndaj ekipeve më inferiore. Të drejtuarit nga tekniku gjerman ngekin në vendin e tretë në renditje me 39 pikë, me diferencë minimale ndaj 2 klubeve të Madridit.
Goli i Barcelonës
Goli i Getafes