Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Në lojë është kreu i klasifikimit, zbulohet arbitri që do të vendosë drejtësi në Real – Barça (EMRI)

Shkruar nga NEWSPORT
Në lojë është kreu i klasifikimit, zbulohet arbitri që
Cesar Soto Grado

Real Madrid – Barcelona është sfida që do të “paralizojë” Spanjën ditën e nesërme. “El Clasico” do të luhet në “Santiago Bernabeu” dhe padiksutim që merr vëmendjen e tifozëve.

“El Clasico-t” kanë qenë gjithmonë emocionuese dhe ndeshje të nivelit të tillë padiskutim që janë të rëndësishme. Kështu kur na ndan vetëm 1 ditë nga kjo sfidë, është vendosur edhe për arbitrin e këtij dueli.

Cesar Soto Grado do të jetë kryesorë dhe do të vendosë drejtësi në këtë supersfidë.  Spektakli do të nisë në orën 16:15 dhe është e vlefshme për javën e 10-të të La Liga. Një përballje mes pretendentëve për titull dhe rivalëve të përjetshëm në Spanjë, që premton të jetë e luftuar si fushë ashtu edhe në shkallët e stadiumit.

Poll

Lexo gjithashtu