Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Fitoi zgjedhjet presidenciale, Joan Laporta përgatit dhuratën e parë për tifozët e Barcelonës

Shkruar nga NEWSPORT
Fitoi zgjedhjet presidenciale, Joan Laporta përgatit dhuratën e
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta dhe trajneri Hansi Flick

Joan Laporta ka nisur mandatin e tij të ri në krye të Barcelonës dhe një nga prioritetet kryesore mbetet vazhdimësia në pankinë. Presidenti konfirmoi se klubi synon të rinovojë kontratën e trajnerit Hansi Flick.

Laporta bëri të qartë se marrëveshja e re mund ta mbajë Flick në stol deri në vitin 2028. “Ne duam ta rinovojmë atë deri në vitin 2028 dhe do ta shpallim marrëveshjen së shpejti”, u shpreh ai.

Kreu i klubit vlerësoi ndikimin e trajnerit gjerman në sukseset e fundit të skuadrës. “Ai e bëri ekipin të funksionojë përsëri”, shtoi Laporta, duke nënvizuar ndryshimin e madh nga periudha e mëparshme nën drejtimin e Xavi Hernandez.

Poll

Lexo gjithashtu