Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka kërkuar largimin e Gianni Infantinos nga drejtimi i FIFA-s, duke e akuzuar se po i shkakton dëme futbollit me vendimet e marra gjatë Kupës së Botës 2026.
Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, kreu i kampionatit spanjoll deklaroi se mandati i Infantinos duhet të marrë fund.
Tebas kritikoi disa prej vendimeve të FIFA-s gjatë turneut, si pushimet për hidratim, zgjatjen e intervalit të finales, pezullimin e shtyrë të Folarin Balogun dhe idenë për ta zgjeruar Botërorin në 64 kombëtare.
“Sipas mendimit tim, po. Mendoj se koha e tij ka mbaruar”, u shpreh ai kur u pyet nëse Infantino duhet të japë dorëheqjen, duke shtuar se “sistemi zgjedhor i FIFA-s është i kalbur në thelb”.
Presidenti i La Ligës u ndal edhe te rasti i Balogun, duke e cilësuar ndërhyrjen për heqjen e pezullimit si tepër serioze. Sipas tij, fakti që SHBA u eliminua nga Belgjika shmangu një krizë edhe më të madhe për FIFA-n.
Tebas theksoi gjithashtu se zgjerimi i mundshëm i Kupës së Botës në 64 ekipe nuk i shërben futbollit, pasi “industria e futbollit nuk është vetëm Kupa e Botës”.
