Foto ilustruese: Amadou Diallo
Amadou Diallo është futbollisti më i ri i Skënderbeut. Sulmuesi 23-vjeçar vendosi që të largohej nga portugezët e Oliveirense, për të nisur një aventurë të re në “Abissnet Superiore”.
Me klubin korçar, anglezi ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2029. Ndërkohë që karriera e Diallo thotë shumë, pasi është një lojtar i formuar në Angli.
Sulmuesi 23-vjeçar është “prodhim” i West Ham, ndërsa ka luajtur edhe me Newcastle U21 për një periudhë të shkurtër. Gjithashtu, Diallo është aktivizuar edhe në Francë me Bordeaux.
Poll
