Pas përfundimit të Kupës së Botës që pa Spanjën të ngrinte në finale trofeun, e gjithë vëmendja tashmë është e fokusuar tek merkatoja e verës, aty ku priten lëvizje të bujshme. Sigurisht, edhe në radhët e iberikëve, ka lojtarë që kanë planifikuar të lëvizin nga klubet e tyre aktuale për të synuar një eksperiencë të re.
Njëri prej tyre është edhe Rodri, mesfushori i cili ishte më i miri në këtë kompeticion dhe në finale përballë Argjentinës mori dhe çmimin e “Topit të Artë”. Një sukses që ka “zgjuar” sërish edhe klubin e Real Madrid që ka vendosur të bëjë vlerësimet e para se si të arrijë tek ylli i Manchester Cityt.
Pa Pep Guardiolën në stol, Rodri po e mendon dy herë qëndrimin në “Ettihad Stadium”, ndërsa më herët ka shprehur edhe dëshirën për t’u rikthyer në Spanjë, me Realin një prej pretendentëve.
Qëndrimi presidentit Florentino Perez do të përcaktojë shumë të ardhmen e mesfushorit kampion, ndërsa skuadra nga Manchesteri e ka dorëzuar në tryezë ofertën për rinovim. Kujtojmë se "Mbretërorët" blenë mbrojtësin e krahut të djathtë te Spanja, Marc Cucurellan për shifrën e 40 milionë eurove, pak ditë para nisjes së Botërorit.
