Suksesi 1-0 përballë Celta Vigos, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në La Liga, krahas shqetësimeve për gjendjen e sulmuesit Lamine Yamal, ka prodhuar dhe një atmosferë të këndshme për një tjetër lojtar të skuadrës.
Bëhet fjalë për Frenkie De Jong, i cili u aktivizua nga stoli për katalanasit në minutën e 73-të duke zëvendësuar Dani Olmon. Sapo zbarkoi në fushë, hollandezi hyri në historinë e klubit duke regjistruar paraqitjen e 293-të me këtë fanellë.
Kështu, 28-vjeçari ka parakaluar legjendarin Philipp Cocu që mbante në fuqi këtë rekord që prej vitit 2004. Krahasj tij, De Jong i prin renditjes duke lënë prapa dhe emra si Ronald Koeman, Patrick Kluivert dhe Michael Reiziger.
Në anën tjetër, Barcelona me tri pikët e marra në stadiumin "Spotify Camp Nou" ka rikthyer distancën me 9 pikë me Real Madridin ndjekës, duke iu afruar akoma më shumë titullit në Spanjë.
