Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

VIDEO/ Atletico me ekipin e dytë “fal” në kampionat, Sevilla fiton mes spektaklit të 3 golave

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Atletico me ekipin e dytë “fal” në kampionat,
Sevilla

Atletico Madrid është mposhtur në transfertë nga Sevilla, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të LaLiga. Sfida e zhvilluar në “Estadio Ramon Sanchez Pizjuan”, përfundoi 2-1.

Për Sevilla-n, golat u shënuan nga Adams dhe Gudelj. Në krahun tjetër golin e vetëm për madrilenët e shënoi Bonar, por nuk mjaftoi. Vlen të theksohet se Atletico ishte në fushë me ekipin e dytë, duke treguar qartë që po ruan forcat për ndeshjen e kthimit ndaj Barcelonës në Champions.

Me këtë fitore, Sevilla ngjitet në vendin e 15-të me 34 pikë, duke iu larguar zonës së ftohtë. Në krahun tjetër me 57 pikë të grumbulluara, “djemtë” e Simeones, mbajnë vendin e 4-t.

GOLAT:

Goli i Adams (Sevilla 1-0 Atletico)

Goli i Bonar (Sevilla 1-1 Atletico)

Goli i Gudelj (Sevilla 2-1 Atletico)

Poll

Lexo gjithashtu