Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Akuzat e Xavit, Laporta mesazh ish-trajnerit: Flick po fiton me të njëjtët lojtar që ti humbje

Shkruar nga NEWSPORT
Akuzat e Xavit, Laporta mesazh ish-trajnerit: Flick po fiton me të
Xavi Hernandez - Joan Laporta

Kandidati për president në zgjedhjet e Barcelonës, Joan Laporta, nuk ka humbur kohë dhe iu është përgjigjur menjëherë akuzave të bëra nga Xavi Hernandez, i cili bëri deklarata të forta sa i takon të vërtetës lidhur me rikthimin e Messit në "Camp Nou" në vitin 2023.

Laporta shpjegoi se, për sa kohë je president, duhet të marrësh edhe vendime të vështira. Për këtë arsye, atij i është dashur të vendosë në momente të rëndësishme për klubin, siç ishte dhe vendimi për të larguar Xavin dhe emëruar gjermanin Hansi Flick.

“Më lëndoi që përdori këtë taktikë. Fakti që përdori dikë për të më sulmuar mua, më dhemb. Të dy emrat të cilët i ka etiketuar si përgjegjës për shkarkimin e tij, janë ata që më mbrojnë më së shumti në detyrë”, është shprehur fillimisht 63-vjeçari.

I pyetur dhe për diferencën mes dy trajnerëve të fundit që ka emëruar, Laporta zgjodhi të bëjë ironi duke iu referuar rezultateve.

“Me Xavin po vazhdonim të humbisnim, ndërsa me Flick po fitojmë. Të dy kanë patur në skuadër të njëjtë lojtarë”, përmbylli mendimin e tij kandidati për president.

Sipas tij, fjalët e ish-mesfushorit dhe trajnerit të Barcelonës, janë të nxitura nga rivali i tij në zgjedhje, Victor Font. 

Poll

Lexo gjithashtu