Kanë përfunduar edhe dy sfidat e fazës së “Play-Off”, të Kupës së Kombeve të Afrikës.
Algjeria u përball me Nigerinë, në një duel i cili u mbyll me shifrat 0-2, në favor të këtyre të fundit. Asgjë e re në pjesë të parë të ndeshjes, pasi asnjëra nga skuadrat nuk ia doli që të gjente rrugën për tek rrjeta e rivalëve dhe të shënonte gol.
Ndërsa në të dytën nigerianët u “zgjuan” dhe shënuan golin e parë në minutën e 47-të falë Osimhen, ndërsa i dyti erdhi 10 minuta më vonë nga një goditje e saktë e Adams. 2 gola këta të cilët i dhanë dhe eleminimin ekipit të Algjerisë.
Nga ana tjetër Egjipiti luajti “egër” përballë Bregut të Fildishtë, në një sfidë e cila u mbyll në rezultatin 3-2. Minuta e 4-të shënoi golin e parë për Egjiptin, një avancë në shifër e cila u mundësua falë Marmoush. Ndërsa pas tij u shënua dhe një tjetër, falë Rabias në minutën e 32-të. “Traditës” së golave iu bashkua edhe Salah, i dhuroi skuadrës shënimin e radhës në minutën e 52-të. Duke bërë të mundur kështu që skuadra të siguronte plotësisht fitoren.
