Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

KËPUCA E ARTË/ Nuk është as Mbappe e as Salah, “goleadori” i Sportingut bën “ligjin”

Shkruar nga NEWSPORT
KËPUCA E ARTË/ Nuk është as Mbappe e as Salah,
Mbappe dhe Gyokeres

Me afrimin e shpejtë të fundit të sezonit 2024/25, gara për “Këpucën e Artë” po bëhet gjithnjë e më emocionuese. Mohamed Salah humbi vendin e parë në renditje dy javë më parë.

Sulmuesi egjiptian u tejkalua nga Victor Gyokeres, i cili ka shënuar 38 gola në ligë dhe tani kryeson pavarësisht se ka një koeficient më të ulët se pesë ligat kryesore evropiane.

Kylian Mbappe vjen pas tij , i cili tani është shumë afër dyshes kryesuese falë tregolëshit të padobishëm, të shënuar në “El Clasico”.

Më prapa janë Robert Lewandowski dhe Harry Kane, ndërsa Retegui do të jetë i zënë këtë mbrëmje dhe mund të kthehet në garë. Kjo është renditja që merr në konsideratë vetëm lojtarët më të rëndësishëm dhe ata që mund të kenë një koeficient më të lartë se 1.

RENDITJA

Victor Gyokeres (Sporting) (koeficienti 1.5) 57 pikë

Mohamed Salah (Liverpool) 56 pikë

Kylian Mbappé (Real Madrid) 54 pikë

Robert Lewandowski (Barcelona) 50 pikë

Harry Kane (Bayern Munich) 50 pikë

Mateo Retegui (Atalanta) 48 pikë

Alexander Isak (Newcastle) 46 pikë

Mika Biereth (Sturm Graz/Monaco) 42.5 pikë

Erling Haaland (Manchester City) 42 pikë

Omar Marmoush (Eintracht Frankfurt/Manchester City) 42 pikë

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga