
Në një intervistë me “Transfermarkt”, Jurgen Klinsmann ndan pikëpamjet e tij rreth opsioneve të Julian Nagelsmann në repartin sulmues. Ai ka përcaktuar edhe dy kombëtarets që janë më të forta për momentin. Po ashtu legjenda gjermane ka analizuar edhe situatën e “pykës” te “Pancerat”.
“Dy performancat tregojnë se ka ende shumë rrugë për të bërë deri në Kupën e Botës 2026. Por kjo është një gjë e mirë. Sa më shumë probleme që përballen tani, aq më shumë ekipi piqet dhe detyrohet t’i adresojë këto probleme në rrugën drejt Kupës së Botës. Ata patjetër do të jenë në garë si favoritë dhe nuk duhet të kenë asgjë për t'u frikësuar. Sigurisht, portugezët dhe spanjollët duken shumë dominues për momentin, por ka mënyra për të mposhtur ekipe të tilla.
Dhe me argjentinasit dhe brazilianët, gjërat do të bëhen vërtet interesante. Mendoj se Woltemade ka një talent të jashtëzakonshëm, por duhet t'i japim kohë. Mendoj se Tim Kleindienst ka bërë edhe një hap tjetër, dhe shumë do të varet nga gjendja e tyre fizike pas një viti” e mbylli Klinsmann.