
PSG-ja do të luajë në mbrëmje një ndeshje mjaft të veçantë dhe shumë të rëndësishme. Në orën 21:00 do të sfidohen me Atletico Madrid, duel i vlefshëm për Kupën e Botës për Klube.
Luis Enrique ka folur përpara kësaj përballjeje, ku ka theksuar se skuadra dhe futbollistët janë gati të shkëlqejnë në këtë turne. Ndërkohë shprehet i bindur se Ousman Dembele këtë vit e meriton të fitojë “Topin e Artë”.
“Nuk më interesojnë aspak këto çmime individuale, por mendoj se Dembele e meriton Topin e Artë pa asnjë dyshim. Është një ndjenjë shumë pozitive sepse kemi bërë histori. Jemi të kënaqur, por tani fokusi është te gara e ardhshme. Duhet të jemi gati në mënyrën më të mirë të mundshme.
Kemi besim dhe ambicie për ta fituar. Ambicia është aty. Të jemi një referencë për ekipet e tjera është një nder, por presioni duhet të përkthehet në fushë”, ka theksuar timonieri spanjoll.