
Matias Soule & Paulo Dybala
Matias Soule aktualisht pjesë e ekipit të Romës ka deklaruar në një intervistë një bisedë të bujshme me Luciano Spallettin. Trajneri i Italisë para një viti në Europian ku u përballën me Shqipërinë, kërkonte ta kishte sulmuesin argjentinas në ekip.
“Trajneri im tek Frosinone ishte në kontakte me teknikun e Italisë. Më telefonoi kur isha në shtëpinë e Dybalës. Më tha se më donte në ekip, se kisha pasaportë dhe se ishte koha e Europianit.
Më pas ai erdhi në qendrën stërvitore, por i thashë se doja të prisja për Argjentinën. Spalletti mu përgjigj me mirëkuptim, nuk ishte e lehtë t’ia thoja, por ndoqa zemrën time”, u shpreh Soule.
Poll