
Diogo Jota & Cristiano Ronaldo
Mëngjesin e sotëm u bë e ditur ndarja nga jeta e Diogo Jotës. Sulmuesi i Liverpool së bashku me vëllain e tij humbën jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Pak më parë, Cristiano Ronaldo i hidhëruar ka reaguar për ndarjen nga jeta të shokut të tij në ekipin kombëtar. “Nuk ka kuptim. Ne së fundmi ishim bashkë në Kombëtare, tani sapo u martove.
Familjes tënde, bashkëshortes dhe fëmijëve të tu, u dërgoj ngushëllimet e mia dhe u uroj gjithë forcën e botës. E di që do të jesh gjithmonë pranë tyre. Pushoni në paqe, Diogo dhe André. Të gjithë do të na mungoni shumë”, shkruan Cristiano Ronaldo.
View this post on Instagram
Poll