Ish-sulmuesi i cili ka luajtur për Manchetser United, Dimitar Berbatov ishte pjesë e një interviste në të cilën ka folur edhe për marrëdhënien e tij me Cristiano Ronaldon. Golshënuesi i ekipit të Premier League, ka qenë i ftuar në një emision i cili quhej “Viaplay Premier Sunday”.
I pyetur pë futbollistët në përgjithësi ai është ndalur më shumë tek CR7, për të cilin ka thënë se ai ishte shumë këmbëngulës dhe nuk mendonte asgjë tjetër përveç fitores. Ndër të tjera ish-sulmuesi Berbatov ka treguar edhe rutinën dhe konsistencën e madhe që Ronaldo ka për formën dhe stërvitjes së tij.
“Stërvitja me Cristianon ishte si një luftë, sepse ai nuk mendonte për asgjë tjetër përveç fitores në çdo gjë, përfshirë ndeshjet miqësore që organizonim në stërvitje. Do të mbërrije në stërvitje dhe ai ishte tashmë në palestër. Pastaj do të qëndronte për të bërë punë shtesë duke përfunduar drejt portës. Kur mbaronte, do të shkonte të notonte dhe pastaj do të kthehej në palestër. Ai ishte i vendosur të ishte më i miri”, ka përfunduar Berbatov.
Rikujtojmë se ish-sulmuesi Dermatov dhe legjenda portugeze Cristiano Ronaldo kanë luajtur sëbashku për ekipin e Manchester United në vitin 2009.
