Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ish-kuzhinieri personal i Ronaldos zbulon dietën strikte të yllit të futbollit: Ka ndaluar rreptësisht produktin bazë ushqimor, ja çfarë konsumon gjatë ditës

Shkruar nga NEWSPORT
Ish-kuzhinieri personal i Ronaldos zbulon dietën strikte të yllit
Cristiano Ronaldo dhe gruaja e tij, Giorgina

Ish-kuzhinieri personal i Cristiano Ronaldos ka zbuluar se 41-vjeçari e ka ndaluar qumështin nga dieta e tij, një regjim i rreptë dhe i pastër ushqimor, që është parë si një faktor kyç i jetëgjatësisë së tij në futboll.

Ronaldo është gati të përfundojë sezonin e tij të 25-të si futbollist profesionist dhe po i afrohet 1000 golave ​​në karrierën, pasi shënoi golin e 969-të në fitoren e Al-Nassr fundjavën e kaluar.

Giorgio Barone, i cili i përgatiste ushqimet Ronaldos, ka zbuluar se futbollisti e ka hequr qumështin nga dieta e tij, pavarësisht se është një burim i mirë proteinash dhe kalciumi. “Pa qumësht”, tha Giorgio Barone për “Covers.com”.

“Njerëzit janë të vetmet kafshë që pinë qumështin e kafshëve të tjera. Asnjë kafshë tjetër nuk pi qumësht pas tre muajsh. Viçat nuk pinë qumësht pas moshës tre muajsh. Kafshët nuk pinë qumështin e kafshëve të tjera”.

Në vitin 2021, Cristiano Ronaldo humbi plot 4 miliardë dollarë nga vlera e tregut e “Coca Cola”-s, pasi hoqi një shishe nga tavolina dhe i tha audiencës “të pinte ujë” gjatë një konference për shtyp në Kampionatin Europian.

“Dieta e Cristiano Ronaldos është e ekuilibruar”, tha Barone. “Ai ha nga pak nga çdo gjë, por është gjithmonë e shëndetshme.

“Duke filluar me mëngjesin, ai hante një avokado me kafe pa sheqer dhe vezë. Absolutisht pa sheqer. Dreka mund të ishte me pulë, peshk dhe gjithmonë me perime. Nëse i duhen karbohidrate, i merr ato përmes perimeve, kështu që nuk ka nevojë për asgjë të bërë me miell.

Asgjë si makaronat, buka dhe llojet e tjera të ushqimit. Në mbrëmje, ai ha ushqime të lehta, zakonisht peshk ose mish në formën e filetos. Gjithmonë shoqërohet me perime”, ka thënë ish-kuzhinieri privat i Cristiano Ronaldos, Giorgio Barone.

Poll

Lexo gjithashtu