
Në mbështetje të Kristjan Asllanit ka dalë edhe ish-lojtari i Interit. Esteban Cambiasso për “Sky Sport” ka theksuar se Asllani po zëvendëson siç duhet Hakan Calhanoglun dhe nuk e meriton të kritikohet.
Gjithashtu nënvizoi se gjithmonë lojtarët titullarë konsiderohen të pazëvendësueshëm dhe Asllani me paraqitjet e tij bën që mungesa e Calhanoglus të ndjehet me pak.
“Për mua, Asllani po bën mirë, ka pasur një ndikim pozitiv.
Ne kishim Maicon në kohën tonë dhe kur ai nuk luante, aktivizohej Burdisso… Nuk është se mund të presësh një tjetër Maicon nga stoli, por Burdisso nuk bënte aspak keq. Nëse ka një zëvendësues, është normale që ai tjetri konsiderohet i pazëvendësueshëm.
Por Asllani po bën një punë të mirë dhe, sipas meje, nuk ka kuptim të zhvendosësh Barellën si regjisor për t’i bërë vend Frattesit, sepse kështu humb dy pozicione.Prandaj, më mirë të aktivizosh Asllanin”, ka përfunduar ish-lojtari i zikaltërve.