
Luis Enrique
Shumë pak mund ta dijnë, por Luis Enrique drejtoi Romën në sezonin 2011/2012. Megjithatë, rezultatet e pakënaqshme të trajnerit spanjoll në krye të verdhekuqve bënë që ai të shkarkohet nga detyra.
Ish-drejtori sportiv i Romës, Walter Sabatini ka deklaruar se i është lutur Enriques të qëndrojë në Romë. “Klubi nuk e trajtoi mirë atë. Enrique u zhgënjye nga e gjithë kjo. Baldini, Pallota dhe unë iu lutëm të qëndronte, por ai nuk e dëgjoi.
PSG braktisi strategjinë e tyre të blerjes së lojtarëve, duke u përqendruar tërësisht te lojtarët e rinj. Nëse Enrique do të kishte gjetur të njëjtin besim në Romë që gjeti në Paris, atëherë gjërat do të kishin qenë ndryshe”, shprehet Enrique.
Poll