Irani mund të bojkotojë Kupën e Botës 2026 për shkak të konfliktit me SHBA dhe Izraelin. Por kjo nuk i intereson aspak presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Deklarata e Trump vjen në sfondin e veprimeve ushtarake që po zhvillohen midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit gjatë 5 ditëve të fundit, në të cilat u bombarduan një numër vendesh kyçe të Republikës Islamike dhe u vra udhëheqësi i saj suprem.
Irani ka siguruar një vend në Kupën e Botës për të katërtin radhazi, por është e mundur që ta bojkotojë atë për shkak të sulmeve nga Shtetet e Bashkuara.
Ndërkohë vlen të theksohet se vetëm disa muaj më parë Trump mori “Çmimin e Paqes të FIFA-s” nga presidenti, Gianni Infantino.
“Nuk më intereson vërtet. Mendoj se Irani është një vend i mundur keqas. Ata kanë mbetur pa energji”, ka theksuar Trump. Ndërkohë mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në muajt në vazhdim, teksa siç dihet jemi vetëm disa muaj larg startit të Kupës së Botës 2026.
