Trajneri i përfaqësueses gjermane, Julian Nagelsmann ka zyrtarizuar ditën e sotme listën me lojtarët që do të jenë pjesë e “Pancerave” në ndeshjet kualifikuese për “Botërorin 2026”, konkretisht ndaj Sllovakisë dhe Irlandës së Veriut.
Por ajo çka evidentohet, përkon me Nelson Ëeiper dhe Brajan Gruda. Nagelsmann nuk ka thirrur as ketë herë asnjë prej dy lojtarëve me origjinë shqiptare. Ky është një mesazh i qartë si për Grudën ashtu edhe Weiper, se ata nuk janë në planet e Gjermanisë.
Ky është një rast i mirë që kombëtarja shqiptare duhet të shfrytëzojë për të marrë në gjirin e saj dy talente me premisa të mëdha. Trajneri Sylvinho i pëlqen teje mase sulmuesit në fjalë, por vendimi final i takon atyre.