Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTA

I biri u nominua për “Topin e Artë”, babai i Xhakës mesazh emocionues: Na mbushe me krenari, shkruajte emrin e shqiptarëve në histori

Shkruar nga NEWSPORT
I biri u nominua për “Topin e Artë”, babai i Xhakës
Ragip Xhaka - Granit Xhaka

Granit Xhaka po përjeton momentin më të mirë në karrierën e tij futbollistike., paraqitjet e mira me Leverkusen dhe Zvicrën kanë bërë që mesfushori shqiptarë të jetë mes të nominuarve për “Topin e Artë”.

Një histori suksesi është kjo për Xhakën, i cili është futbollisti i parë shqiptarë që renditet mes më të mirëve për këtë trofe. E sigurisht që nuk mund të mungonte një mesazh emocionues nga babai i tij, Ragipi për këtë arritje.

All - Paragraf - 3

Ragipi ka bërë një postim mjaft emocionues në rrjetet sociale, ku shkuan se djali i tyre i mbushi me krenari, ndërsa shkruajti emrin e shqiptarëve në historinë e futbollit. Ndër të tjera ka shkruar se puna e palodhur, sakrificat dhe përkushtimi i duhet kanë bërë që ëndrrat e tij të realizohen dhe të bëjë gjithë shqiptarë krenarë.

“Sot është një ditë e veçantë dhe e mbushur me krenari të madhe për mua dhe familjen tonë. Djali im, Graniti, është nominuar për çmimin prestigjioz Ballon d’Or. Ai është i pari shqiptar dhe në të njëjtën kohë lojtari i vetëm zviceran që ka arritur këtë nivel në botën e futbollit, dhe për këtë jemi jashtëzakonisht të lumtur dhe të emocionuar.

Puna e palodhur, përkushtimi dhe sakrificat e tij kanë bërë që ëndrrat të realizohen dhe emri i shqiptarëve të shkruhet në histori. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe dashurinë që i keni dhënë Granitit ndër vite.

Urime Granit, krenaria jonë!”, ka shkruar babai i Xhakës.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga