
Pisa
Ekipi i Pisës ka siguruar pjesëmarrjen në Serie A për sezonin e ardhshëm pas plot 34 vitesh pritje. Pavarësisht humbjes së sotme ndaj Barit në transfertë me shifrat 1-0, ekipi toskan do të jetë në Serie A sezonin e ardhshëm.
Në Serie B ka përfunduar java e 36-të, pra dy javë përpara fundit që i sigurojnë Pisës matematikisht vendin e dytë në klasifikimin e kampionatit. Ekipi i drejtuar nga Filippo Inzaghi ka 72 pikë, nëntë më shumë se Spezia e një vendi më poshtë.
Ndërsa në vendin e parë pozicionohet Sassuolo me 81 pikë. Sëbashku me Pisën që siguroi sot matematikisht ngjitjen në Serie A, edhe ekipi rexhio emilian do të rikthehet në elitë pas një viti.
Poll