Tahirys Dos Santos dhe e dashura e tij Coline
Në orët e para të datës 1 janar, Zvicra u kthye kryefjalë, jo vetëm e mediave Evropiane, por edhe më gjerë. Festa në barin “Crans-Montana” u kthye në tragjedi, teksa zjarri i shpërthyer në kohë të shkurtër mori përmasa gjigande, duke lënë mbi 40 viktima.
Mbrojtësi i Metz B, Tahirys Dos Santos ishte pjesë e kësaj “skene”. Fati i tij që ndodhej në katin e parë të ndërtesës, ia bëri më të lehtë daljen.
Pas pak sekondash, kuptoi se e dashura e tij Coline ishte brenda dhe u fut menjëherë për ta nxjerr prej andej. Të dy janë në gjendje rreziku për jetën, pasi kanë djegie masive në trup.
Poll
